Botë

Trumpi thotë se tranzicioni i pushtetit do të jetë "sa më i qetë që mundet"

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i sapozgjedhur Trump i ka thënë Bidenit se politika është "e ashpër" përpara se ta falënderojë atë për një tranzicion të qetë.

"Unë e vlerësoj shumë një tranzicion që është kaq i qetë, do të jetë i qetë aq sa mund të bëhet", ka deklaruar Trump gjatë takimit me Bidenin në Zyrën Ovale të mërkurën, raporton BBC.

Trumpi  ka thënë gjatë takimit se "politika është e ashpër".

"Dhe në shumë raste nuk është një botë e bukur. Por është një botë e bukur sot”, ka thënë Trumpi.

Ndërkohë, Zonja e parë, Jill Biden i është bashkuar bashkëshortit të saj, presidentit, Biden në pritjen e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Trump në Shtëpinë e Bardhë.  

Jill Biden i kishte bërë një ftesë ish-zonjës së parë Melania Trump për takimin tradicional të zonjave të para që vijnë dhe largohen, por Melania Trump e ka refuzuar atë, teksa burimet thanë se ajo pati një angazhim të planifikuar më parë në lidhje me librin e saj.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Jill Biden “i dha Trumpit një letër urimi me shkrim dore për zonjën Trump, e cila shprehte gjithashtu gatishmërinë e ekipit të saj për të ndihmuar në tranzicionin”.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump, Joe Biden

Bideni e Trumpi takohen sot në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Joe Biden do të presë të mërkurën presidentin e sapozgjedhur, Donald Trump në Shtëpinë...