Botë

Trumpi thotë se Tajvani duhet ta paguajë SHBA-në për mbrojtjen që po i jep

Donald Trump

Donald Trump ka thënë se Tajvani duhet ta paguajë SHBA-në për mbrojtjen nga Kina, duke vënë në pyetje mbështetjen e Washingtonit për demokracinë e vendit nëse ai fiton në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Në përgjigje të Trumpit, kryeministri Cho Jung-tai ka thënë se Tajvani dhe SHBA-ja kanë marrëdhënie të mira pavarësisht mungesës së lidhjeve formale, por ka shtuar se Tajvani po i rrit kapacitetet për ta mbrojtur veten, raportoi Guardian. 

Në një intervistë për “Bloomberg” Trump u pyet nëse do ta mbronte Tajvanin kundër Kinës nëse fiton zgjedhjet në nëntor. Partia Komuniste e Kinës e sheh Tajvanin si provincë dhe është zotuar se do ta aneksojë, duke refuzuar ta përjashtojë përdorimin e forcës ushtarake.

Trumpi është përgjigjur se Tajvani duhet ta paguajë SHBA-në për mbrojtjen e tij, se SHBA-ja “nuk është ndryshe nga një kompani sigurimesh” dhe Tajvani “nuk na jep asgjë neve”.