Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se nuk do të kandidojë sërish në zgjedhjet e vitit 2028 nëse humb në ato të nëntorit të këtij viti, raportoi të hënën BBC-ja.
“Nuk do e bëj, edhe pse nuk e shoh fare se do të jetë ashtu. Shpresojmë të tregohemi shumë të suksesshëm”, ka thënë Trumpi në një intervistë me “Sinclair Media Group”, kur u pyet nëse do të kandidonte sërish në rast se humb në garën me zëvendëspresidenten demokrate, Kamala Harris.
Ligji amerikan i ndalon presidentët të shërbejnë më shumë se dy mandate, andaj Trumpi nuk pritet të kandidojë në vitin 2028 në rast se fiton.
Në të kaluarën, manjati i pasurive të paluajtshme rrallëherë e ka pranuar mundësinë e humbjes së zgjedhjeve. Por kjo është hera e dytë brenda katër ditësh që ai përmend gjasat për humbje.