Botë

Trumpi thotë se lufta në Ukrainë mund të çojë në një luftë të tretë botërore

Donald Trump dhe Emmanuel Macron

Foto: Associated Press

Gjatë takimit me presidentit francez, Emmanuel Macron, presidenti amerikan, Donald Trump, ka refuzuar ta quajë “diktator” presidentin rus, Vladimir Putin.

Ai ka deklaruar se Ukraina dhe Rusia kanë një shans “për një zgjidhje shumë të mirë” teksa foli për agresionin rus.

Ai ka shtuar se një luftë e pazgjidhur mes dy vendeve “mund të çojë në një luftë të tretë botërore”.

“Unë mendoj se lufta në Ukrainë mund të përfundojë së shpejti, brenda javësh, nëse jemi të zgjuar. Nëse nuk jemi të zgjuar, do të vazhdojë. Ne nuk e duam këtë. Mos harroni atë që thashë, kjo mund të përshkallëzohet në një luftë të tretë botërore. Ne nuk e duam as atë”, ka deklaruar ai në Zyrën Ovale, raportoi BBC-ja.

Macron është shprehur se me Trump patën një diskutim të mirë, duke përfshirë “një paqe afatgjate”.

“Ai ka theksuar se Evropa është e gatshme të përshpejtojë mbrojtjen.

Trump është shprehur se mijëra njerëz nga Rusia dhe Ukraina kanë vdekur pa nevojë, duke shtuar se është momenti i duhur që luftës t'i jepet fund.

Ai është shprehur se edhe vendet evropiane duhet të kontribuojnë në sigurimin e paqes, e jo vetëm SHBA-ja.

“Evropa duhet të marrë atë rol qendror për të garantuar sigurinë afatgjatë të Ukrainës, gjë që ata duan ta bëjnë”, ka thënë ai.

Presidenti Macron ka deklaruar se armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës duhet të ketë garanci të sigurisë, të jetë afatgjatë dhe të jetë i qëndrueshëm.

Macron ka theksuar se paqja nuk do të nënkuptonte dorëzim për Ukrainën.

“Ajo (Rusia) duhet të lejojë sovranitetin ukrainas dhe të lejojë Ukrainën të negociojë me palë të tjera, të interesuara në lidhje me çështjet që e prekin atë”, ka thënë ai.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky

Trump pret të arrihet “sa më shpejtë” marrëveshja për mineralet e Ukrainës

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për takim me presidentin Donald Trump....