Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ka plane që “garantojnë” fundin e luftës në Ukrainë, porse ato do t’i bëjë publike nëse fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor.
Trump, që është i nominuar nga republikanët për president do të përballet në nëntor me demokraten Kamala Harris.
“Nëse fitoj, e zgjidhem president, do ta bëjë marrëveshjen e garantuar. Ajo luftë nuk është dashur të ndodhte”, ka thënë Trump në podcastin e Lex Fridman, të publikuar të martën. “Kam një plan shumë specifik se si t'i ndalojë Ukrainën dhe Rusinë dhe kam një ide të caktuar – ndoshta jo plan, por ide – për Kinën. Por, nuk mund t’ju tregoj ato plane, pasi nëse ju jap ato plane, atëherë s’do të jem në gjendje t’i përdori, do të jenë të pasuksesshme. E dini, pjesë e planit është befasia, apo jo?”
Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.