Botë

Trumpi thotë se ka afate për arritjen e armëpushimit në luftën Ukrainë-Rusi

Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili gjatë fushatës ka premtuar se do ta ndalë luftën në Ukrainë ditën e parë në detyrë, të enjten tha se ai i ka afatet e veta për konfliktin dhe se Ukraina dhe Rusia të dyja duhet të negociojnë, ka raportuar “The Guardian”. 

“I kam afatet e mija”, u ka thënë gazetarëve gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre.

Trumpi po ashtu ka thënë se mendon se presidenti rus, Vladimir Putin do ta dëgjojë për ndalimin e sulmeve mbi Ukrainën, pas thirrjeve që ia bëri më herët në rrjetin social “TruthSocial” gjatë të enjtes për të ndaluar sulmet. 

Gjatë të enjtes Rusia e ka sulmuar kryeqytetin ukrainas duke vrarë të paktën 12 qytetarë, në sulmin më të madh të këtij viti ndaj Kievit.