Botë

Trumpi shtyn për një muaj tarifat ndaj Meksikës pas bisedës me presidenten e saj

Trump

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, ka deklaruar të hënën në një konferencë për media se  SHBA-ja do të shtyjë vendosjen e tarifave prej 25% për mallrat nga Meksika për një muaj pas një "bisedë të mirë" që kishte me Trumpin.

Sheinbaum ka thënë se ajo dhe Trump kanë arritur një marrëveshje, duke përfshirë përforcimin e kufirit nga Meksika duke vendosur në mënyrë të menjëhershme 10,000 trupa të Gardës Kombëtare, raporton BBC.

Edhe presidenti Trump e ka konfirmuar "pauzën e menjëhershme" në tarifat e parashikuara për mallrat nga Meksika përmes një postimi në Truth Social.

“Ne ramë dakord të ndalojmë menjëherë tarifat e parashikuara për një periudhë njëmujore gjatë së cilës do të kemi negociata të kryesuara nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, sekretari i Thesarit, Scott Bessent dhe sekretari i Tregtisë Hoëard Lutnick, dhe përfaqësues të nivelit të lartë të Meksikës”, ka shkruar ai. 

Trump kishte thënë se një taksë 25% e importit për mallrat nga Meksika do të fillonte të martën, së bashku me tarifat për mallrat nga Kanadaja dhe Kina.