Botë

Trumpi propozon burgim për imigrantët ilegalë në SHBA që nuk regjistrohen

Donald Trump

Shumica e eksporteve të Gjermanisë ishin vetura dhe makineri. Trumpi është ankuar vazhdimisht për eksportet e veturave e të BE-së në SHBA

Foto: Associated Press

Imigrantët që po qëndrojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Bashkuara e të cilët kanë dështuar të regjistrohen mund të përballem me dënime të mëdha, burgim potencial apo të dyja, sipas direktivës së lëshuar të martën nga Departamenti i Sigurisë.

“Administrata e Trumpit do të zbatojë të gjitha ligjet tona të imigrimit – ne nuk do të zgjedhim cilat ligje do të zbatojmë, duhet të dimë se kush është në vendin tonë për sigurinë dhe mbrojtjen e atdheut tonë dhe të gjithë amerikanëve”, ka deklaruar një zëdhënës i departamentit, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”.

Të gjithë imigrantët mbi moshën 14-vjeçare që nuk u janë marrë shenjat e gishtërinjve ose nuk janë regjistruar kur kanë aplikuar për vizë në SHBA dhe që kanë qëndruar në SHBA për më shumë se 30 ditë ose më gjatë janë të detyruar të regjistrohen dhe t’u merren shenjat e gishtërinjve, sipas webfaqes së Shërbimeve për Imigrim dhe Nënshtetësi të SHBA-së, ku mund të regjistrohen imigrantët. 

Kur një imigrant regjistrohet dhe i merren shenjat e gishtërinjve, Departamenti i Sigurisë së Atdheut do të lëshojë dëshmi të regjistrimit, e cila duhet të mbahet në çdo moment nga imigrantët mbi moshën 18 vjeç, sipas webfaqes.

Pas kthimit të tij në detyrë muajin e kaluar, presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar imigrimin ilegal në kufirin me Meksikën si urgjencë kombëtare dhe ka udhëzuar departamentin të sigurojë që imigrantët të regjistrohen me qeverinë federale. 

Administrata e Trumpit ka ndaluar programin e mëhershëm të administratës Biden, të hyrjes së njëhershme CBP One, që kishte lejuar qindra mijëra imigrantë të hyjnë në SHBA ligjërisht duke lënë një termin përmes një programi në internet.