Botë

Trumpi projektohet ta fitojë edhe Arizonan

Donald Trump

Donald Trump është projektuar ta fitojë edhe shtetin e Arizonas në zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke e kompletuar kështu triumfin në të gjitha shtatë shtetet që shiheshin si të pavendosura, raporton "BBC". 

Pas katër ditëve numërimi, Arizona ka projektuar triumfin e  Trumpit me 52.6 për qind të votave. Trump me këtë ka arritur në 312 vota elektorale, karshi 226 sa i ka Kamala Harris. 

Një kandidati i duhen 270 vota elektorale për t’u zgjedhur president. Trump është rikthyer në postin e presidentit të cilin e kishte mbajtur nga viti 2016 deri më 2020. Ai do të takohet me presidentin në largim të SHBA-së, Joe Biden, në Zyrën Ovale të mërkurën.