Botë

Trumpi pretendon se helikopteri po fluturonte shumë lart kur u përplas me aeroplanin

Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se helikopteri ushtarak i përfshirë në përplasjen në Washington po fluturonte shumë lartë në kohën kur ndodhi aksidenti me aeroplanin që la të vdekur 67 persona.

“Helikopteri Blackhawk po fluturonte shumë lart, shumë. Ishte shumë mbi limitin. Kjo nuk është vërtet shumë e komplikuar për t’u kuptuar apo jo???” ka shkruar ai në platformën “Truth”.

Media britanike “The Guardian” ka shkruar se është e pazakontë që një president të peshojë gjërat në këtë mënyrë, veçanërisht përmes rrjeteve sociale, dhe të sugjerojë shkakun që çoi në përplasje derisa zyrtarisht nuk dihet ende pse dhe vazhdojnë hetimet.

Deri tani, mbi 40 trupa të pajetë janë nxjerrë nga lumi Potomac, e përpjekjet për të nxjerrë edhe trupat e tjerë po vazhdojnë.