Donald Trumpi po përgatitet të zgjedhë ekipin e tij kryesor përpara rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë pasi zëvendëspresidentja Kamala Harris e cila ishte kundërkandidate e tij në zgjedhje, u zotua për një transferim paqësor të pushtetit.
Në fjalimin e saj të parë që nga humbja e zgjedhjeve, Harris u ka thënë mbështetësve se e kupton që ndihen sikur po hyjnë në një epokë të errët, por që shpreson të mos jetë kështu.
"Unë e di se shumë njerëz ndihen sikur po hyjmë në një kohë të errët, por për të mirën e të gjithëve ne, shpresoj që të mos jetë kështu", është shprehur Harris.
Trump arriti një fitore vendimtare pasi fitoi pesë nga shtatë shtetet e fushëbetejës, teksa po prin edhe në dy të fundit, Nevada dhe Arizona.
Ndërkohë, republikanët kanë rimarrë kontrollin e Senatit të SHBA-së, ata gjithashtu udhëheqin garën për të kontrolluar Dhomën e Përfaqësuesve, por mund të duhen ditë për një rezultat përfundimtar.
LEXO EDHE: