Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se përplasja e avionit me helikopterin ushtarak në Washington DC të mërkurën vonë do të duhej të parandalohej.
Ai ka shkruar në platformën e tij në “Truth Social” se aeroplani ishte në rrugë të drejtë, gati për të ateruar.
“Aeroplani ishte në linjë të drejt afër për të ateruar në aeroport. Helikopteri po shkonte drejt aeroplanit për disa kohë. Pse helikopteri nuk u kthye, pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që t'i pyeste nëse e panë aeroplanin”, ka shkruar Trump.
"Kjo është një situatë e keqe që duhej të ishte parandaluar. Jo mirë!!!", ka shtuar Trump.
Aeroplani dhe helikopteri kanë rënë në lumin “Potomac” pas përplasjes.
Deri më tani nuk ka arritur të nxirret asnjë i mbijetuar, teksa raportohet se janë nxjerrë 18 trupa.
Në avion ndodheshin 60 pasagjerë ndërkaq në helikopter katër personel ushtarak.
LEXO EDHE: