Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të martën se tarifa e lartë për mallrat nga Kina "do të ulet ndjeshëm, por nuk do të bjerë në zero".
“Do të ulet ndjeshëm, por nuk do të jetë zero. Dikur ishte zero... Do të jemi shumë mirë me Kinën. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Xi, por ata do të fitonin miliarda e miliarda e miliarda dollarë në vit dhe do të ndërtonin ushtrinë e tyre nga Shtetet e Bashkuar, diçka që e kanë bërë, kështu që kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë Trump.
Delarata e Trumpit është një përgjigje ndaj komenteve të mëparshme të martën nga sekretari i Thesarit Scott Bessent, i cili ka thënë se tarifat e larta ishin të paqëndrueshme dhe se ai pret një "de-përshkallëzimi" në luftën tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë, raporton The Guardian.
Trumpi ka vendosur taksa importi prej 145% për Kinën, e cila është kundërvënë me tarifat 125% për mallrat amerikane. Trumpi ka vendosur tarifa ndaj dhjetëra vendeve.
Detajet e komenteve të Bessentit u konfirmuan nga dy persona të njohur me komentet.
"Unë them se Kina do të jetë një pengesë për sa i përket negociatave”, ka thënë Bessent, sipas një transkripti të siguruar nga Associated Press.
"Asnjëra palë nuk mendon se status quo-ja është e qëndrueshme."
Indeksi i aksioneve S&P 500 është rritur me 2.5% pasi Bloomberg News fillimisht raportoi vërejtjet e Bessentit.
Trumpi e ka pranuar rritjen e tregut të aksioneve në komentet për gazetarët pas betimit ceremonial të Paul Atkins si kryetar i Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të martën.
Megjithatë, Trumpi ka shmangur konfirmimin nëse edhe ai mendonte se situata me Kinën ishte e paqëndrueshme, siç kishte thënë Bessent pas dyerve të mbyllura.
“Po ia dalim mirë me Kinën”, ka thënë Trump.
Megjithë tarifat e tij të larta, Trumpi ka thënë se norma përfundimtare e tarifave me Kinën do të ulet "thelbësisht" nga 145%.
“Nuk do të jetë aq i lartë, nuk do të jetë aq i lartë”, ka thënë Trump.