Botë

Trumpi: Nuk mund të garantoj se tarifat s'do t’i rrisin çmimet në SHBA

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë për NBC News se nuk mund të garantojë se tarifat e premtuara për partnerët e huaj të tregtisë nuk do t’i rrisin çmimet për konsumatorët amerikanë. 

Ai sugjeroi sërish se disa nga rivalët politikë dhe zyrtarët federalë që ndoqën çështjet ligjore kundër tij duhet të burgosen, raporton AP.

Trumpi gjithashtu ka prekur çështjet e politikave monetare, imigrimit, abortit, kujdesit shëndetësor dhe përfshirjen amerikane në Ukrainë, Izrael dhe vende të tjera. 

Gjatë intervistës, presidenti i zgjedhur ofroi deklarata kontradiktore për mënyrën se si do ta trajtonte sistemin e drejtësisë së SHBA-së. 

Disa herë, Trumpi sugjeroi se nuk ishte i interesuar për hakmarrje, por se nuk do t’i përjashtonte në mënyrë eksplicite ndjekjet penale të rivalëve politikë.