Botë

Trumpi nis të dyshojë në Putinin

Trump-Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nisur të dyshojë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, po dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Qëndrimin e ri, Trump e dha të shtunën pak pas takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Vatikan.

Në një shkrim në rrjetin social “Truth”, Trumpi ka thënë se “nuk ka asnjë arsye” për hedhjen e raketave ruse mbi zonat e civilëve.

“Më bën të mendoj se ndoshta ai nuk e do fundin e luftës”, ka shtuar Trumpi duke e lënë të hapur mundësinë për shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Shumë njerëz janë duke vdekur”, ka përfunduar Trumpi.

E shtuna shënoi takimin e parë sy më sy mes Trumpit dhe Zelenskyt që nga takimi i dështuar në shkurt në Shtëpinë e Bardhë, kur presidenti amerikan e përzuri Zelenskyn për shkak të “mosmirënjohjes” për përkrahjen amerikane. Pas këtij takimi, SHBA-ja ndërpreu furnizimin ushtarak për Ukrainën, ndërsa Trumpi në disa raste pati fajësuar Zelenskyn për nisjen e luftës.

Lexo përditësimet tjera
Trump, Zelensky

Trump e Zelensky takohen në Vatikan

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump, në Vatikan, ku të dy...