Botë

Trumpi nesër do t’u vendosë tarifa produkteve nga Kanadaja dhe Meksika

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se nga e shtuna (nesër) do t’u vendosë tarifa prej 25%, produkteve të importuara nga Kanadaja dhe Meksika, ka raportuar “The Guardian”. 

Duke folur për gazetarë, Trump ka shtuar se tarifat do të fillojnë nga 25% dhe “ndoshta do të rriten, ndoshta jo”. 

Tarifat sipas Trumpit do të vendosen si përgjigje ndaj fluksit të emigrantëve dhe prodhimit të narkotikëve në këto vende.

Kryeministri i Kanadasë më herët kishte premtuar se do të hakmerrej përmes vendosjes së tarifave në produktet amerikane. Kurse Meksika nuk ka reaguar akoma pasi 75% e eksporteve të vendit janë për SHBA.