Botë

Trumpi mbërrin në Kapitol për t’u betuar si president i 47-të i SHBA-së

Donald Trump

Foto: Associated Press

Donald Trumpi ka mbërritur tashmë në Kapitol për të bërë betimin si presidenti i 47-të i SHBA-së.
Inaugurimi i tij fillon në orën 18:00 me kohën e Kosovës.

Administrata e ardhshme e Trumpit tregon se ai do të shpallë një "emergjencë kombëtare" në kufirin SHBA-Meksikë, së bashku me një mori veprimesh të tjera ekzekutive, të cilat do të shpallen më vonë të hënën.

Përpara se Trumpi të marrë detyrën, Bideni ka lëshuar falje paraprake për disa figura "të kërcënuara me ndjekje penale", duke përfshirë Dr Anthony Fauci dhe oficerët që dëshmuan mbi trazirat e Kapitolit.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

Inaugurimi i Donald Trumpit si president

 Familjarë të Trumpit dhe të ftuar të tjerë nisen të mbledhen për inauguriminFamilja e Donald Trumpit...