SHBA-ja ka kujtuar të mërkurën viktimat e sulmit të 11 Shtatorit, në një përvjetor që përkon me fushatën për zgjedhjet e nëntorit.
Ish-presidenti dhe kandidati republikan për president, Donald Trump dhe kandidati i tij për zëvendëspresident, JD Vance, kanë marrë pjesë në ceremonitë e mbajtura në New York, ku ishin të pranishëm edhe presidenti, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris.
Takimi Trump-Harris në këtë ngjarje ka ndodhur vetëm pak orë pas debatit të parë ndërmjet tyre, që u zhvillua të martën mbrëma në ABC News.
11 shtatori është dita kur sulmet me avionë të rrëmbyer vranë afro 3000 njerëz në Nju Jork, Pentagon dhe Pensilvani, në vitin 2001.
Wow. Donald Trump shakes Kamala’s hand at today’s 9-11 ceremony and appears to mouth “you did a good job” about last night’s debate.
— CALL TO ACTIVISM (@CalltoActivism) September 11, 2024
KAMALA: “Thank you, thank you.”pic.twitter.com/M3V8BNR6EJ