Botë

Trumpi do t’i drejtohet sot me një fjalim Forumit Ekonomik Botëror

Donald Trump

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të mbajë një fjalim para Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos të Zvicrës, të enjten rreth orës 16:00. 

Ky do të jetë fjalimi i tij i parë i madh për liderët e biznesit dhe politikës globale në mandatin e tij të dytë, raporton BBC.

Ai do t’i drejtohet tubimit nga distanca, duke mbajtur një fjalim dhe më pas duke marrë pjesë në një diskutim.

Ditët e para të kthimit të Trumpit në Uashington kanë mbizotëruar tashmë bisedat në fshatin zviceran këtë javë, teksa emri i tij përmendet gjithandej.

Raportohet se shefat ekzekutivë nga industria bankare dhe e naftës do të kenë mundësinë t'i bëjnë pyetje Trumpit gjatë diskutimit.