Botë

Trumpi do të përballet me një lider verikorean shumë më të ndryshëm

Donald Trump me Kim Jong Un-in

Foto: Associated Press

Donald Trumpi e ka mbrojtur prej kohësh marrëdhënien e tij me Kim Jong Unin, liderin e Koresë së Veriut, por nëse presidenti i zgjedhur i SHBA-së kërkon një samit tjetër, ai do të përballet me një udhëheqës të guximshëm dhe ndoshta më të rrezikshëm verikorean, të inkurajuar nga arsenali i zgjeruar i raketave dhe marrëdhënia shumë më të ngushta me Rusinë dhe Kinën

Asnjë lider i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk i ka trajtuar marrëdhëniet me Korenë e Veriut, siç ka bërë Donald Trumpi.

Presidenti i zgjedhur ka kaluar nga kërcënimi i Kim Jong Unit me “zjarr dhe tërbim, nëse lideri i Koresë së Veriut do ta vazhdonte testimin me raketa, në shokun e tij të stilolapsit, duke u takuar me të në samite të paprecedente dhe duke thënë se dyshja ka rënë ‘në dashuri’”.

Tani, kjo shoqëri e pamundshme do të testohet. Trumpi do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë në një kohë të alarmimit në SHBA dhe te aleatët për Kim Jon Unin dhe kërcënimin që përbën regjimi i tij.
Feniani besohet se ka dërguar mijëra trupa dhe tonelata municione në Rusi, teksa Moska vazhdon luftën me Ukrainën, në atë që liderët perëndimore e shohin si përshkallëzim të madh. Disa ditë para fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane u fol për një kërcënim tjetër – testimin e raketave ndërkontinentale balistike nga Koreja e Veriut që mund të godasin kudo në SHBA.

Gjatë fushatës Trumpi ka thënë se Kimit “i mungon” dhe ka shtuar se vendi nuk do të “vazhdojë aktet”, kur ai të kthehet në zyrë.

Por, administrata e dytë e Trumpit do të përballet me një udhëheqës të guximshëm dhe ndoshta më të rrezikshëm të Koresë së Veriut.

Kim – dhe potencialisht arsenali i tij – janë forcuar tani nga lidhjet në zhvillim me Moskën dhe e ka forcuar qëndrimin e tij drejt SHBA-së dhe aleatit të tij, Koresë së Jugut, pas diplomacisë së dështuar nga epoka e kaluar e Trumpit.

Kjo e bën arritjen e marrëveshjes mes të dyve për ta frenuar programin e armëve të Koresë së Veriut edhe më sfiduese – dhe ngre pyetje nëse Trumpi, i njohur për politikën e tij të jashtme impulsive, mund të kërkojë të zhvendosë objektivat mbi atë që SHBA-ja dëshiron të shohë nga Koreja e Veriut, thonë ekspertët.

“Bashkëpunëtori më i afërt”

Një seri e takimeve të viteve 2018-19 mes Trumpit dhe Kimit në Singapor, Hanoi dhe zonën e demilitarizuar mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut ka krijuar perceptim të paprecedent për të dy liderët.

Atëherë presidenti i superfuqisë demokratike të botës, Trump, ishte fotografuar duke buzëqeshur dhe duke pozuar për foto afër autokratit tipik të izoluar, Kim Jong Un, të njohur për sundimin e pamëshirshëm mbi popullin e tij dhe përpjekjen për të ndërtuar armë që i sfidojnë sanksionet si mjet, për ta ruajtur regjimin e tij.

Për Trumpin takimet ishin përpjekje për ta përmbushur atë që presidentët amerikanë kanë kërkuar vazhdimisht ta bëjnë në mënyra të tjera – ta frenojnë programin bërthamor të Fenianit. Për Kimin, të dyja ishin shans për t’u përpjekur që t’i lehtësojë sanksionet e rënda ndërkombëtare - dhe mundësi e rrallë për ta pasur një prestigj të tillë në skenën botërore.

Por bisedimet kanë përfunduar pa ndonjë përparim – me përfundimin e samitit të vitit 2019 në Hanoi, çka ekspertët e kanë cilësuar si humbje të madhe të fytyrës për Kimin.

Edhe pse liderët janë takuar edhe një herë atë vit, Feniani që atëherë ka refuzuar të riaranzhojë ndonjë takim me SHBA-në, thonë ekspertët, dhe ka rinisur testimin e armëve, gjë që e kishte ndaluar sa po mbahej dialogu. Edhe pse nuk ka nisur ndonjë testim bërthamor që nga viti 2017, Kimi kohëve të fundit ka premtuar se do ta rrisë numrin e armëve bërthamore të vendit “me shpejtësi”.

“Rrethanat në të cilat duhet të merremi me Korenë e Veriut kanë ndryshuar thellësisht në krahasim me pesë vjetët më parë”, ka thënë Rachel Minyoung Lee, studiuese e lartë në qendrën Stimson në Washingtion.

Ajo ka vënë në dukje “çmimet e larta” të programeve raketore dhe bërthamore për shkak të zhvillimeve të mëtutjeshme që nga Hanoi, si dhe “politika e riorientimit të huaj” e Koresë së Veriut, pasi dështimi i atij samiti ka “shkaktuar skepticizëm të madh brenda udhëheqjes së Koresë për vlerën strategjike të Shteteve të Bashkuara”. 

Kimi gjatë viteve të fundit ka ngre shqetësimet ndërkombëtare, duke e thyer politikën e dekadave ndaj Koresë së Jugut – duke e klasifikuar atë si “armik të përhershëm”. Ai i ka bërë thirrje ushtrisë së tij t’i përshpejtojë përgatitjet për luftë në përgjigje të “lëvizjeve konfrontuese” nga SHBA-ja - veprime që kanë ardhur pasi administrata e Joe Bidenit i ka forcuar lidhjet dhe ka rritur stërvitjet ushtarake me Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Dhe pastaj është thellimi i lidhjeve me Rusinë. Lideri verikorean është takuar me “bashkëpunëtorin më të afërm” të tij, presidentin rus, Vladimir Putin, dy herë nga shtatori i kaluar dhe kanë nënshkruar paktin e madh të mbrojtjes në qershor.

Zyrtarët perëndimorë gjithashtu kanë paralajmëruar për atë që e shohin si nisje të një “boshti” antiperëndimor nga Kina, Koreja e Veriut, Irani dhe Rusia – skenë që, pavarësisht nëse është aktualizuar apo jo -  ka të ngjarë të mirëpritet nga Kimi, ndërsa kërkon ta reduktojë izolimin dhe të fitojë ndikim ndërkombëtar.

“Nga pikëpamja e Kimit ai ka më shumë për të fituar ekonomikisht, ushtarakisht dhe diplomatikisht nga bashkimi i Koresë së Veriut me Kinën dhe Rusinë, sesa duke u riangazhuar me Shtetet e Bashkuara kur bashkëpunimet janë kaq të pasigurta”, ka thënë Lee.

Zbulim i ri

Kjo e bën të rëndësishme të shihet se si Trumpi do t’i niste bisedimet me Kimin - gjithashtu ngre dyshime nëse Kimi do të ishte i gatshëm të takohej përsëri – sidomos nëse Trumpi ka dëshirë t’i rinisë marrëdhëniet shoqërore.

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare të Trumpit, Robert O'Brien, ka thënë në një intervistë për CNN-in në Seul para zgjedhjeve se Trumpi do t’i rifillonte bisedimet me Korenë e Veriut nëse rikthehet në zyrë.

Por është “i paqartë” qëndrimi i Kimit ndaj bisedimeve të reja dhe nëse do “t’i kthehej zotimit për denuklearizimin”, ka thënë O’Brien, duke iu referuar zotimeve të tjera që kurrë nuk janë sjellë në dritë. Për SHBA-në, kërkesa për diçka më pak se denuklearizimi do të ishte një “pozicion i vështirë”, ka shtuar ai.

Si përgjigje ndaj komenteve të Trumpit se Kimit “i mungon” ai, media shtetërore veriokoreane ka thënë gjatë verës se “nuk u intereson” se kush e fiton garën për president të SHBA-së. Pozicioni zyrtar i Fenianit duket të jetë se politika e armëve bërthamore të Kimit do të vazhdojë.

Prapëseprapë qëllimet themelore të Kimit - njohja nga Shtetet e Bashkuara si fuqi bërthamore de fakto dhe lehtësimi i sanksioneve për zhvillim ekonomik – shihet nga shumë vëzhgues se do të vazhdojnë të synohen.

Kjo do të thotë se lideri veriokorean mund të ketë përfitime nga rikthimi i Trumpit.

Pavarësisht se lideri i Fenianit e sheh SHBA-në si të pabesë, “Rizgjedhja e Trumpit duket se do ta inkurajojë Kim Jong Unin në mënyrë të konsiderueshme - së paku, do ta lejonte ta ripohonte miqësinë e tij personale me Trumpin… dhe të komunikonte me të”, ka thënë Eul-Chul Lim, drejtor i Qendrës Kërkimore të Koresë së Veriut në Institutin e Universitetit “Kyungnam” në Seul.

Kimi “ka të ngjarë të përfitojë nga fakti se aleanca më e fortë mes Koresë së Veriut dhe Rusisë do të ishte e dobishme për fuqinë e tij negociuese me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ai.

Nëse Trumpi është i interesuar në bërjen e marrëveshjeve – dhe çfarë lloj marrëveshjeje – është një pyetje tjetër.

Disa vëzhgues janë të shqetësuar se ai mund të kërkojë t’i arrijë kërkesat e SHBA-së në favor të fitimit të marrëveshjes së lakmuar – përndryshe mund t’i rrisë tensionet përsëri.

“Trumpi mund të jetë i paparashikueshëm... dhe stili i tij gjatë mandatit të parë nuk është tregues i saktë i sjelljeve të tij në të ardhmen. Ne duhet ta shohim në Trumpi 2.0 se akoma dëshiron ta kufizojë dhe përfundimisht ta largojë programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut”, ka thënë Duyeon Kim, bashkëpunëtore e lartë me bazë në Seul në Qendrën për Siguri të Re Amerikane.

“Skenari më i keq është nëse Kimi e bind Trumpin 2.0 ta largojë denuklarizimin dhe madje edhe të jetë në rregull me avancimin e aftësive të armëve bërthamore të Koresë së Veriut”, ka thënë ajo.

Kufijtë gjeopolitikë

Situata gjeopolitike ka ndryshuar që nga mandati i fundit i Trumpit, gjë që e ka bërë më të vështirë gjetjen e bazës së përbashkët për çdo bisedë apo marrëveshjeje midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut.

Lufta e Putinit në Ukrainë e ka shtyrë Rusinë më afër jo vetëm Koresë së Veriut, por gjithashtu edhe Kinës – rivalit kryesor gjeopolitik të SHBA-së.

Edhe pse Trumpi ka shprehur admirim për Putinin – dhe pikëpamje skeptike të aleancës së SHBA-së me NATO-n, Japoninë dhe Korenë e Jugut– ka gjasa të ketë limite në riformësimin e këtyre marrëdhënieve, nëse përpiqet ta kundërshtojë Pekinin.

Trumpi gjithashtu do të ketë të bëjë me një Kore të ndryshme të Jugut, ku qeveria konservatore e Yoon Suk Yeol ka krijuar partneritet të fortë me SHBA-në, për parandalimin e Koresë së Veriut. Ajo nuk ka gjasa ta inkurajojë Trumpin që të takohet me Kimin, pa zgjidhje të qartë të denuklearizimit të Fenianit.

“Mundësia që SHBA-ja ta braktisë Korenë e Jugut është e ulët, duke e pasur parasysh peshën e kërcënimit nga Koreja e Veriut, Rusia dhe natyrisht Kina”, ka thënë Edward Howell, pedagog i politikës në Universitetin e Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar, i cili fokusohet në Gadishullin Korean.
Dhe “edhe nëse dialogu lider-me-udhëheqës mund të krijojë ulje afatshkurtër të tensioneve – është e vështirë të besohet se Feniani do të bëjë ndonjë lëshim të rëndësishëm për ‘thesarin e çmuar’ të programit të tij bërthamor”, ka thënë ai.