Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lajmëruar të premten se kompania amerikane Boeing, e cila merret me dizajnimin, prodhimin dhe shitjen e aeroplanëve, do të jetë përgjegjëse për ndërtimin dhe prodhimin e avionëve ushtarak të gjeneratës së fundit, raporton agjencia AP.
Avionët e rinj do të kenë kapacitete që tejkalojnë flotën e tanishme ajrore, si dhe do të jenë thelbësor për konfliktin e mundshëm me Kinën. Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth ka theksuar se flota e ardhshme ushtarake “dërgon një mesazh shumë të qartë dhe direkt për aleatët tanë, që ne nuk po shkojmë askund”.
Gjatë takimit, presidenti amerikan gjithashtu ka thënë se planet e luftës nuk duhet të ndahen me këshilltarin e tij Elon Musk, për shkak të interesave biznesore të këtij të fundit, që është një tjetër tregues se roli i miliarderit amerikan në administratë po përballet me kufizime.
“Elon ka biznese në Kinë. Dhe ai mund të jetë i ndjeshëm, ndoshta, ndaj kësaj”, ka shtuar Trump.