Botë

Trumpi beson se SHBA-ja do ta marrë Grenlandën

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan Donald Trump beson se SHBA-ja do ta marrë nën kontroll Grenlandën, raporton “BBC”. 

Trump javët e fundit ka shfaqur sërish interes për ta marrë kontrollin e territorit autonom danez. 

“Mendoj se do ta kemi”, ka thënë Trump të shtunën, duke shtuar se ishulli me 57 mijë banorë dëshiron të jetë me SHBA-në. 

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka insistuar se Grenlanda nuk është në shitje. Ajo ka pasur një telefonatë me Trumpin javën e kaluar. 

Trump kishte përmendur idenë për ta blerë Grenlandën gjatë mandatit të tij të parë në vitin 2019. 

“Mendoj se njerëzit duan të jenë me ne. Nuk e di çfarë pretendime ka Danimarka, por do të ishte veprim shumë jomiqësor nëse nuk e lejojnë të ndodhë, pasi është për mbrojtje të botës së lirë”, tha Trump.