Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka arritur në Milwaukee për Konventën Kombëtare Republikane, një ditë pasi i mbijetoi një tentativë vrasjeje në një tubim të fushatës në Pensilvani.
Trump ka shkuar atje, të dielën, një ditë para se të nisë Konventa e cila do të zgjasë katër ditë, shkruan AP.
Përkundër tentativës për vrasjen e Trumpit, Konventa do të zhvillohet ashtu siç ishte paraparë.
Trump ka shkruar në rrejtët sociale se fillimisht kishte menduar që do ta shtynte udhëtimin e tij për dy ditë, por më pas ka vendosur të mos e bëjë atë.
“Kam vendosur të mos e lejojë një qitës, ose vrasës të mundshëm, ta detyrojë të ndryshojë agjendën ose ndonjë gjë tjetër”, ka shkruar ai.