Botë

Trump sulmon Zelenskyn: Ky djalë s’dëshiron marrëveshje

Donald Trump - Volodymyr Zelensky

Presidenti amerikan, Donald Trump, sërish e ka akuzuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se po i pengon negociatat për paqe me Rusinë. Trump ka shkruar në rrjetin social Truth Social se Amerika s'mund ta durojë edhe shumë gjatë atë.

“Amerika nuk mund ta durojë edhe për shumë gjatë. Ky djalë (Zelensky) nuk dëshiron të ketë paqe për sa kohë që ai ka mbështetjen e SHBA-së”, ka shkruar Trump.

Trump e cilësoi “të keqe” deklaratën e Zelenskyt që të hënën tha se marrëveshja me Rusinë për paqe është “shumë, shumë larg”.

Pas takimit në Zyrën Ovale mes Zelenskyt dhe ekipit të Trumpit të premten, disa prej aleatëve politikë të Trumpit kanë sugjeruar që ata të mos e shohin më Zelenskyn si një partner të besueshëm të SHBA-së që ecën para.

Disa orë pas takimit të së premtes, senatori republikan, Lindsey Graham, kishte deklaruar presidenti ukrainas ose duhet të ndërrojë qasje, ose të ndërrohet. dhe të vjen dikush tjetër më të cilin mund të bëjmë marrëveshje,