Botë

Trump: Sot është Dita e çlirimit për Amerikën

Donald Trump

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nisur ditën e mërkurë, duke deklaruar se kjo është “Dita e Çlirimit” për Amerikën.

“ËSHTË DITA E ÇLIRIMIT NË AMERIKËN!”, ka shkruar Trumpi në rrjetin e tij social “Truth Social”.

Presidenti amerikan e ka cilësuar 2 prillin si ditë të çlirimit duke pretenduar se shpallja e tarifave reciproke do ta çlirojë SHBA-në nga varësia ndaj mallrave të huaja.

Ende nuk dihen detajet e rundit të ri të tarifave të Trumpit të cilat do të shpallen në Shtëpinë e Bardhë në ora 16:00 me kohën e Amerikës. 

Tarifat pritet të kenë ndikim në mbarë botën, teksa shumë vende po presin për të parë se cilat do të jenë ato dhe në çfarë mënyre t’u kundërpërgjigjen.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

Bota në pritje të tarifave masive të Trumpit

Presidenti amerikan, Donald Trump do të publikojë të mërkurën serinë e fundit të tarifave në Shtëpinë...