Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të enjten se ai do ta nënshkruajë marrëveshjen e mineraleve të rralla me Ukrainën “shumë shpejt”, raporton CNN.
“Ne po bëjmë punë të mirë me Ukrainën dhe Rusinë. Dhe një nga gjërat që po bëjmë është nënshkrimi shumë i shpejt marrëveshjes në lidhje me mineralet e rralla me Ukrainën”, ka thënë ai.
Nënshkrimi i marrëveshjes e kishte sjellur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar, por përfundimisht marrëveshja mbeti pa u nënshkruar pas takimit të tensionuar në Zyrën Ovale të liderit ukrainas me presidentin amerikan dhe zëvendësin e tij JD Vance.
Duke projektuar optimizëm për arritjen e marrëveshjes që i jep fund luftës në Ukrainë, Trumpi përmendi bisedën e fundit telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Ne biseduam dje me, siç e dini, presidentin Putin dhe presidentin Zelensky, dhe ne do të dëshironim të shihnim që kjo të përfundojë, dhe unë mendoj se ne po tregojmë rezultate në këtë drejtim”, ka shtuar ai.
E pyetur për marrëveshjen mbi mineralet të mërkurën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, pati thënë se bisedimet midis SHBA-së dhe Ukrainës “kanë shkuar përtej marrëveshjes ekonomike për mineralet”, duke u përqendruar në “armëpushimin e pjesshëm, si dhe në hapat e radhës drejt armëpushimit të plotë e paqes së qëndrueshme në këtë konflikt”.