Botë

Trump: Bisedimet me Iranin po shkojnë mirë

Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u ka thënë gazetarëve në Air Force One të shtunën, ndërsa po fluturonte për në Miami se bisedimet me Iranin për programin e tij bërthamor "po shkojnë mirë".

"Nuk mund t'ju them shumë sepse asgjë nuk ka rëndësi derisa të kryhet ajo, kështu që nuk më pëlqen të flas për të, por po shkon mirë. Situata në Iran po shkon shumë mirë, mendoj”, ka thënë Trump. 

Deklarata e tij vjen pasi të dy vendet pritet të zhvillojnë më shumë negociata javën e ardhshme lidhur me avancimin e shpejtë të programit bërthamor të Teheranit, ka njoftuar televizioni shtetëror iranian të shtunën.

Rundi tjetër i bisedimeve do të zhvillohet të shtunën, më 19 prill, sipas deklaratave iraniane dhe amerikane.