Më shumë se tri të katërtat e territorit të Gazës janë përcaktuar si zona evakuimi nga ushtria izraelite që nga fillimi i luftës kundër Hamasit në tetor, ka zbuluar një analizë e BBC.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë lëshuar urdhra evakuimi për banorët e Gazës qëkur Izraeli filloi një fushatë ushtarake më 7 tetor në përgjigje të një sulmi ndërkufitar atë ditë nga Hamasi, në të cilin rreth 1200 njerëz u vranë dhe 252 njerëz u morën peng.
Analiza e BBC tregon se zonat kumulative të përcaktuara si zona evakuimi arrijnë në 281 km katrorë. Kjo është e barabartë me 77% të territorit të Gazës.
IDF –ja ka deklaruar për BBC Arabic se udhëzimet e saj të evakuimit po mbrojnë civilët duke i drejtuar ata në zona më të sigurta.
OKB-ja dhe agjencitë e tjera të ndihmës këmbëngulin se nuk ka zona të sigurta për rreth dy milionë civilë të Gazës.
Ata gjithashtu kanë vënë në pikëpyetje përshtatshmërinë e një "zone humanitare" të përcaktuar nga IDF në territor.