Botë

Treni godet për vdekje gjashtë elefantë në Sri-Lanka

tre

Një tren në Sri-Lanka doli nga shinat, duke goditur për vdekje gjashtë elefantë që po qëndronin pranë një strehe të kafshëve të egra.

Ndonëse në mesin e pasagjerëve nuk ka pasur të lënduar, në aksidentin në Habarana kanë vdekur gjashtë elefantë.

Dy elefantë të lënduar po marrin trajtim, ka thënë policia, duke vënë në dukje se ishte aksidenti më i keq i tillë i kafshëve që kishte parë vendi, raportoi AFP.

Elefantët, habitatet natyrore të të cilëve janë prekur nga shpyllëzimi dhe varfërimi i burimeve në vendet afrikane, janë afruar gjithnjë e më shumë zonat e aktivitetit njerëzor.

Disa u bënë thirrje drejtuesve të mjeteve që të ngadalësojnë shpejtësinë dhe t'i bien borive për të paralajmëruar kafshët përpara se të kalojnë në shinat e hekurudhës.

Vlerësohet se ka rreth 7 mijë elefantë në Sri-Lanka, ku kafshët mbrohen me ligj. Vrasja e një elefanti është vepër penale e dënueshme me burgim ose me gjobë.