Botë

Tre të vdekur si pasojë e një tajfuni në Japoni

Ilustrim

Ilustrim

Foto: Associated Press

Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur në Japoni si pasojë e një tajfuni të fuqishëm.

Tajfuni “Shanshan” ka goditur prefekturën Kagoshima, në ishullin jugor të Kyushu, rreth orës 08:00 me orën lokale, ka bërë të ditur Agjencia Meteorologjike Japoneze (JMA), raporton BBC.

Agjencia ka lëshuar paralajmërim të rrallë për stuhi më të dhunshme, duke paralajmëruar për rrëshqitje dheu, përmbytje dhe dëme në shkallë të gjerë. Në ishull janë raportuar erëra të forta deri në 252 km/h.

Sipas raporteve, të vdekurit janë një çift në të 70-at dhe një burrë rreth të 30-tave. Ata ishin pjesë e një familjeje prej pesë anëtarësh, shtëpia e të cilëve në Gamagori në Japoninë qendrore, u shkatërrua si pasojë e tajfunit.

Dy anëtarët e tjerë të familjes së tyre,  dy gra në të 40-at, janë shpëtuar pas përpjekjeve të shërimit gjatë gjithë natës, raportoi transmetuesi lokal NHK.

Rreth 255,00 shtëpi janë tani pa energji elektrike, ka bërë të ditur operatori i shërbimeve të ishullit.

Të paktën 39 persona janë lënduar në prefekturat Kagoshima dhe Miyazaki.

Prodhuesit e mëdhenj të makinave si Toyota dhe Nissan mbyllën fabrikat e tyre të enjten, duke përmendur sigurinë e punonjësve të tyre, si dhe mungesat e mundshme të pjesëve, si pasojë e stuhisë.

Qindra fluturime drejt dhe nga Japonia jugore janë anuluar. Disa shërbime të trenave me shpejtësi të lartë janë pezulluar gjithashtu.

Shanshan vjen pas tajfunit Ampil në fillim të këtij muaji, i cili shkaktoi vetëm lëndime dhe dëme të vogla, por megjithatë ndërpreu qindra fluturime dhe trena.