Botë

Tre të vdekur, shumë të tjerë të zhdukur pas shpërthimit në Hagë

Hagë

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pas shpërthimit në një ndërtesë në Hagë, kanë bërë të ditur autoritetet.

Lajmin e ka konfirmuar kryebashkiaku i qytetit holandez, Jan van Zanen, i cili ka deklaruar se ka edhe shumë të tjerë të bllokuar nën rrënoja. 

Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë, por policia holandeze njoftoi se një veturë u largua me shpejtësi shumë të madhe pas shpërthimit.

Mediat holandeze raportuan se pesë banesa u shkatërruan nga shpërthimi.

Komisioneri i policisë kombëtare në Holandë, Janny Knol, ka thënë se shpërthimi ka shkaktuar mosbesim dhe pasiguri në komunitet.