Botë

Tre të vdekur pasi një autobus bie nga një urë në një lumë në Rusi

Aksidenti në Rusi

Aksidenti në Rusi

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë u shtruan në spital pasi një autobus pasagjerësh me rreth 20 persona në bord ra nga një urë në një lumë në Shën Petersburg, kanë bërë të ditur të premten autoritetet ruse.

Ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin nëntë persona nga autobusi, sipas tyre, raporton AP.

Katër nga të shtruarit në spital janë në gjendje të vdekjes klinike, ka bërë të ditur ministria ruse e Emergjencës.

Shoferi, një burrë 44-vjeçar, humbi kontrollin e automjetit ndërsa kthehej nga rruga Bolshaya Morskaya në Urën Potseluev, ka bërë të ditur ministria ruse e Transportit.

Ai u ndalua për t'u marrë në pyetje.

Guvernatori i qytetit Aleksandër Beglov ka urdhëruar ngritjen e një komisioni për të ofruar ndihmë për viktimat.