Autoritetet në Holandë kanë arrestuar tre të dyshuar në lidhje me shpërthimin në një kompleks banimi në Hagë të Holandës, ku humbën jetën gjashtë persona dhe la komunitetin në shok, raporton “BBC”.
Shpërthimi ndodhi të shtunën rreth orës 06:15 të mëngjesi në zonën Tarwekamp të qytetit. Policia është duke hetuar të gjitha pistat.
Të dyshuarit po mbahen në paraburgim dhe po lejohen të kontaktojnë vetëm me avokatët e tyre. Ata pritet të paraqiten në gjykatë më vonë këtë javë.
“Nuk mund të përjashtohet mundësia e arrestimeve tjera”, është thënë nga zyrtarët.
Në mesin e viktimave ishin tre anëtarë të një familje – një burrë 45-vjeçar, një grua 41-vjeçare dhe vajza 17-vjeçare. Ndërsa mrekullisht shpëtoi djali tetëvjeçar. Tre burra tjerë – të moshave 31, 44 dhe 63 – po ashtu humbën jetën.
Katër u shpëtuan nga rrënojat.