Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë përfunduar shkëmbimin e tyre më të madh të të burgosurve që nga Lufta e Ftohtë.
Tre amerikanët Evan Gershkovich, Paul Whelan, Alsu Kurmasheva, të cilët u liruan në shkëmbimin e të burgosurve në mes të Rusisë dhe Perëndimit, kanë arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Amerikanët që janë liruar pas marrëveshjes për shkëmbimin që po konsiderohet si më i madhi që nga Lufta e Ftohtë, kanë arritur në SHBA të enjten, pak para mesnatës, ku u ribashkuan me familjet e tyre shkruan AP.
Ata gjithashtu janë pritur nga presidenti amerikan Joe Biden dhe zëvendëpresidentja Kamala Harris.
Biden, ka thënë se marrëveshja Perëndim-Rusi për shkëmbimin e të burgosurve është vepër e diplomacisë.
Shkëmbimi ka përfshirë 24 të burgosur që deri tani janë mbajtur në Rusi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani dhe tri shtete perëndimore.