Policia çeke ka arrestuar një burrë që theri një motoçiklist në kryeqytet. Dy të tjerë u lënduan po ashtu.
Sulmi ndodhi në një pikë karburanti në Pragë të mërkurën.
Policia ka thënë se motivi i 52-vjeçarit nuk dihet, por ka përjashtuar terrorizmin.
Ajo ka shtuar se i dyshuari, një qytetar lokal, ishte i dehur dhe ishte futur në konflikt me gjashtë persona, raportoi AP.
Motoçiklisti është dërguar në spital dhe dihet se plaga e tij nuk është serioze.