Një prezantues i një kanali lajmesh televiziv iranian me bazë në Londër është therur disa herë jashtë shtëpisë së tij.
“Iran International”, i cili raportoi gjerësisht për protestat antiqeveritare në Iran në vitin 2022, ka njoftuar se Pouria Zeraati është sulmuar nga një grup.
Policia ka thënë se ka nisur hetim, dhe viktima është në gjendje stabile, raportoi BBC.
Policia ka theksuar se për rastin janë angazhuar zyrtarët anti-terrorizëm për shkak të “profesionit të viktimës si gazetar në një media në gjuhën persiane me bazë në Britani”.
Shtoi se Zeraati kishte marrë një numër kërcënimesh më herët.
Gati para 18 muajsh më parë, “Iran International” u bë një nga ofruesit kryesorë të lajmeve gjatë protestave anti-qeveritare në Iran.