Botë

Theren me thikë katër pedagogë të kolegjit amerikan në Kinë

Kolegji amerikan në Kinë

Katër pedagogë në një kolegj amerikanë në Kinë janë therur me thikë derisa vizitonin një park publik.

CNN ka raportuar të martën se autoritetet kineze ende s'e kanë adresuar sulmin, e viktimat u filmuan të shtrirë përtokë dhe kishin lëndime të lehta trupore.

Ata janë pedagogë të kolegjit Cornell College nga Iowa në Kinë.

Detajet e sulmit, duke përfshirë motivin dhe identitetin e sulmuesit nuk janë bërë të ditura.

Përfaqësuesi i shtetit të Iowas, Adam Zabner, ka deklaruar se edhe vëllai i tij, David Zabner, është në mesin e të plagosurve. Ai tha se vëllai mori trajtim mjekësor dhe gjendja e tij është e mirë.

“Ne kemi qenë në kontakt me katër edukatorët dhe po i ndihmojmë gjatë kësaj periudhe”, ka deklaruar presidenti i kolegjit, Jonathan Brand.