Botë

Tetë të arrestuar pasi aktivistët e klimës pengojnë punën në Aeroportin e Munihut

Aeroporti i Munihut

Aeroporti i Munihut

Foto: Associated Press

Policia gjermane ka arrestuar të shtunën tetë aktivistë të klimës, të cilët depërtuan aeroportin e Munihut duke shkaktuar shkurtimisht mbylljen e aeroportit, dhe duke çuar në rreth 60 anulime fluturimesh gjatë një fundjave të ngjeshur pushimesh.

Gjashtë nga aktivistët hyn në një pistë, ka bërë të ditur një zëdhënës i policisë, duke shtuar se situata tani është nën kontroll, me të dy pistat e aeroportit të hapura për mbërritje dhe ngritje, raporton Reuters.

Grupi i klimës “Last Generation”, i cili ka kryer protesta të ngjashme në të kaluarën, ka thënë në një seri postimesh në X se ishte përgjegjës për veprimin.

Grupi më vonë ka thënë se gjashtë individë ishin ulur në asfaltin e aeroportit në orën 4:45 të mëngjesit me orën lokale për të bllokuar avionët, derisa kritikoi Berlinin për subvencionimin e linjave ajrore në kurriz të hekurudhave.

“Problemi është qeveria, jo festa jonë”, shkruhej në një nga tabelat e tyre.

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, ka thënë se masat e sigurisë në aeroport do të rishikohen.

"Veprime të tilla kriminale rrezikojnë trafikun ajror dhe dëmtojnë mbrojtjen e klimës, sepse ato vetëm shkaktojnë përbuzje dhe zemërim”, ka shkruar ajo në X.

Ministri i Transportit i Gjermanisë, Volker Wissing, ka thënë se nevojiten ligje të reja për të ndëshkuar veprime të tilla si kriminale me deri në dy vjet burgim. Ligjet aktuale i klasifikojnë ato si kundërvajtje.

Një zëdhënës i aeroportit ka deklaruar se aeroporti ishte plotësisht i mbyllur për ngritje dhe ulje për gati dy orë. Rreth 11 fluturime ishin devijuar, rreth 60 ishin anuluar dhe vonesat vazhdonin/

Ndërprerja ndodhi gjatë një prej periudhave më të ngarkuara të udhëtimit për aeroportin në Gjermaninë jugore, sipas aeroportit.