Botë

Tetë pengje që do të liroheshin javët e ardhshme nga Hamasi janë të vdekur, njofton Izraeli

Hamasi, pengjet

Foto: Associated Press

Shteti izraelit ka bërë të ditur se i është thënë nga Hamasi se 8 pengjet që pritej të liroheshin në javët e ardhshme si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, janë të vdekur. 

Vetëm 25 nga 33 pengjet që pritet të lirohen janë gjallë, sipas një zëdhënësi të qeverisë izraelite.

Një zëdhënës izraelit ka thënë se lista e përditësuar e pengjeve nga Hamasi "përputhet me inteligjencën izraelite"

Në fazën e parë të armëpushimit të Gazës, 26 pengje duhej të liroheshin, mirëpo ky numër tani është 18.

Qeveria izraelite e bëri njoftimin pak pasi qindra mijëra palestinezë u kthyen në veri të Gazës pasi Izraeli hapi pikat e kontrollit.

Imazhet satelitore tregojnë se Gaza veriore është pjesa më e dëmtuar e Rripit, me 74% të ndërtesave të dëmtuara ose të shkatërruara në qytet.

LEXO EDHE: