Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe 120 të tjerë të plagosur si pasojë e një tërmeti në Iranin verilindor të martën, kanë bërë të ditur zyrtarët.
Televizioni shtetëror i Iranit raportoi se tërmeti me magnitudë 5.0 goditi qytetin Kashmar, rreth 800 km në lindje të kryeqytetit Teheran, raporton AP.
Ekipet e shpëtimit janë vendosur në rajon dhe janë ngritur tri kampe të përkohshme, sipas zyrtarëve të Gjysmëhënës së Kuqe.
Irani raportohet se përjeton mesatarisht një tërmet në ditë për shkak të pozicionit që ka.
Në vitin 2003, një tërmet me magnitudë 6.6 rrafshoi qytetin historik të Bamit, duke lënë të vdekur 26,000 njerëz.
Një tërmet me magnitudë 7 që goditi Iranin perëndimor në vitin 2017 la të vdekur më shumë se 600 njerëz dhe të lënduar më shumë se 9,000.