Botë

Tërmet në Tajvan

Termet

Një tërmet 5.7 ballë Rihter ka dridhur Tajvanin të dielën, raporton “Anadoly Agency”. 

Tërmeti ka goditur në qarkun Tainan në jugperëndim të Tajvanit.

Byroja Qendrore e Motit (CWB) tha se epiqendra, e vendosur 43.9 kilometra në verilindje të qendrës së qytetit Tainan në qytetin Dongshan, goditi në një thellësi prej 7.7 kilometrash (5 milje). Një tjetër tërmet me magnitudë 4.8 ka ndodhur pranë epiqendrës së tërmetit të parë.

Nuk raportohet për viktima apo dëme materiale. Një tërmet magnitudë 6.4 në qarkun Chiayi, disa ditë më parë, kishte rezultuar me 26 të lënduar.