Botë

Tërmet i fuqishëm nga ishulli grek

Tërmet

Një tërmet me magnitudë prej 4.9 shkallë të Rihterit ka goditur të hënën ishullin Amorgo të Greqisë. 

Kjo lëkundje është më e fuqishmja nga mbi 500 tërmete të regjistruara gjatë ditëve të fundit në këtë zonë pranë Santorinit. 

Vetëm gjatë mëngjesit të 3 shkurtit janë regjistruar mbi 10 lëkundje në këtë zonë detare.

Sipas Institutit Gjeodinamik, lëkundjet janë ndierë edhe në Turqi, Egjipt dhe Libi. 

Ende nuk dihet nëse lëkundjet kanë shkaktuar dëme në njerëz, apo materiale. 

Të dielën Greqia ka lëshuar paralajmërim për aktivitet sizmik në Santorini. Është këshilluar mbyllja e shkollave, shmangia e dy porteve të vogla dhe të mos ketë turma në hapësira të brendshme.