Botë

Tërmet 7.6 ballë Rihter në veri të Hondurasit

Termet

Një tërmet i fuqishëm 7.6 ballë Rihter ka goditur në Detin e Karaibeve në veri të Hondurasit të shtunën, raporton “BBC”. 

Fillimisht ishte lëshuar një paralajmërim për cunami, por më pas paralajmërimi u anulua. 

Zyrtarët kanë njoftuar se epiqendra ishte 32 kilometra në veri të Hondurasit dhe 210 kilometra në jugperëndim të Ishujve Kajman.