Asnjë i lënduar dhe vetëm dëme të vogla janë raportuar pas një tërmeti me magnitudë 4.4 ballësh që goditi Italinë jugore.
Epiqendra e tërmetit ishte në një vullkan aktiv në perëndim të qytetit të Napolit.
Si pasojë e tërmetit që goditi vendin gjatë mbrëmjes së të hënës, një burg i grave pranë Napolit është evakuuar.
Rreth 150 lëkundje më të vogla janë ndjerë gjatë natës, raporton “Associated Press”.
Tërmeti ishte më i forti i regjistruar rreth Phlegraeanit, zonë me qendra të lashta vullkanike pranë Detit Tirren, në zonën që përfshin lagjet perëndimore dhe periferitë e Napolit, thanë ekspertët.
Rajoni përreth Phlegraeanit është zonë aktive sizmike dhe vullkanike.
Në vitit 1984, 40 mijë banorë u evakuuan si pasojë e aktivitetit intensiv sizmik në zonë, si masë paraprake ndaj shpërthimit që nuk ndodhi.