Botë

Tërhiqen nga tregu në SHBA karrotat organike për shkak të shpërthimit të E.colit

Karrotat

Shumica e personave të infektuar jetojnë në Nju Jork

Karotat organike dhe ato më të vogla se të zakonshmet që shiten në dyqanet ushqimore në të gjithë SHBA-në janë tërhequr pas një shpërthimi të E. coli që ka lënë të vdekur një person.

Deri më tani, 15 persona janë në spital dhe 39 raste janë raportuar në 18 shtete, ka bërë të ditur Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), raporton BBC.

Tërheqja mbulon karotat e shitura nga Grimmway Farms tek emrat e mëdhenj të supermarketeve, duke përfshirë Trader Joe's, Whole Foods's 365, Target's Good & Gather, Walmart's Marketside, Wegmans dhe të tjerë.

Zyrtarët thonë se produktet e prekura ka të ngjarë të mos jenë më në dyqan, por mund të jenë ende në shtëpi dhe duhet të hidhen ose të kthehen në dyqane për një rimbursim.

Shumica e personave të infektuar jetojnë në Nju Jork, Minesota dhe Uashington, të ndjekur nga Kalifornia dhe Oregon, sipas agjencisë së lajmeve AP.

CDC ka bërë të ditur se karotat e plota organike të tërhequra ishin të disponueshme për t'u blerë nga 14 gushti deri më 23 tetor. 

Simptomat e O121 E. coli përfshijnë ngërçe të rënda në stomak, diarre dhe të vjella dhe zakonisht fillojnë tre deri në katër ditë pas gëlltitjes së baktereve.

Shumica e njerëzve shërohen pa trajtim, por disa mund të kenë probleme serioze me veshkat dhe duhet të shtrohen në spital, sipas CDC.

Rastet e E. coli të lidhura me karotat vijnë pas një tjetër shpërthimi në SHBA, i lidhur me qepët e copëtuara në disa hamburgerë të McDonald's Quarter Pounder. Kjo bëri që 104 persona të sëmuren.