Botë

Terapia e parë e gjeneve në botë arrin sukses, vajzës britanike i kthehet dëgjimi

Terapia e parë e gjeneve në botë arrin sukses, vajzës britanike i kthehet dëgjimi

Foto: BBC

Një vajzë në Britani e cila ka lindur e shurdhët, tani mund të dëgjojë pa pajisje ndihmëse falë një trajtimi novator me terapi të gjeneve.

Opal Sandy e kishte marrë trajtimin pak pas ditëlindjes së parë – dhe gjashtë muaj më pas ajo ka filluar të dëgjojë zëra dhe të flasë fjalë të vogla si “mama”, “dada”. 

E dhënë si infuzion në vesh, terapia zëvendëson pjesën e ADN-së që i shkaktonte çrregullimin.

Opal është pjesë e një prove klinike në të cilën janë rekrutuar edhe pacientë të tjerë në Britani, SHBA dhe Spanjë, shkroi BBC. 

Mjekë në shtete të tjera, përfshirë Kinën, po eksplorojnë trajtime të ngjashme. 

Ekspertët shpresojnë se terapia mund të funksionojë edhe për llojet e tjera të humbjes së dëgjimit, e jo vetëm te ajo gjenetike.