Botë

Telegrami po u jep përparësi përmbajtjeve ekstremiste

Telegram

Rrjeti social Telegram po i jep përparësi një algoritmi që promovon përmbajtje ekstremiste, thuhet në një studim të bërë së fundmi, ka raportuar BBC-ja. Raporti i punuar nga organizata për të drejtat civile, Southern Poverty Law Center, ka thënë se kanale me përmbajtje ekstremiste po shpërndahen në këtë rrjet, e kësi lloj përmbajtje po shfaqet edhe nëse shfletohen tema teknologjike.

Një profesor ka bërë me dije se Telegrami po rekomandon edhe shitjen e armëve online.

Themeluesi i kompanisë, Pavel Durov, aktualisht po hetohet nga autoritetet franceze pasi dështoi të ndalonte kriminalitetin në platformën e tij. Ai i ka mohuar akuzat.

I njohur si aplikacion për shkëmbim mesazhesh me veçori sekrete, Telegrami gjithashtu iu lejon një miliard përdoruesve të tij të krijojnë grupe ku mund të transmetojnë mesazhe dhe video te rreth 200.000 njerëz në të njëjtën kohë.

Raporti amerikan i ka përfshirë 28.000 grupe në këtë kanal komunikimi.

Në studim u theksua se përdoruesit shfletonin tema të zakonshme, por atyre iu rekomandoheshin përmbajtje ekstreme - ndërsa ata që kërkonin përmbajtje ekstreme siç janë komplotet antiqeveritare, shtyheshin drejt ideologjive të tjera ekstremiste si antisemitizmi ose nacionalizmi i bardhë.

Studiuesja kryesore, Megan Squire, ka rrëfyer si funksionon algoritmi duke shfletuar “Donald Trump” në një llogari të krijuar rishtazi në Telegram. Ajo tha se me këtë kërkim po rekomandohen kanale të ngjashme si komploti Q-Anon, një lëvizje ekstremiste amerikane që përmban teori konspirative.

Në kërkimin e radhës për Trazirat në Mbretërinë e Bashkuar, përdoruesve iu shfaqet një meme e ish-liderit gjerman, Adolf Hitler.

Disa prej këtyre grupeve janë mjaft aktive.

“Ju s'jeni të vetmit në Telegram që po pranon meme, por po përfshiheni në zhvillimet aktuale”, ka deklaruar studiuesja Squire.

Ajo e konsideron si kërcënim digjital rrjetin social rus.

“Nga 1 deri në 10, Telegrami do të thosha është 11. Ai shpërndan sasi të mëdha përmbajtjesh kriminal, përmbajtje ekstreme. Është jashtëzakonisht i rrezikshëm për mendimin tim”, ka shtuar ajo.

Telegrami dyshohet se shpërndan dhe promovon imazhe të abuzimit të fëmijëve.