Irani po ndërton një “tunel mbrojtës” në kryeqytetin Teheran, ka raportuar agjencia e lajmeve Tasnim të martën, pas sulmeve izraelite në vend.
Tuneli, me vendndodhje afër qendrës së qytetit, do ta lidhë stacionin në metronë e Teheranit me spitalin “Imam Khomeini”, duke mundësuar kështu qasje direkte nëntokë për në objektit mjekësor, raporton Reuters.
“Për herë të parë në vend, tuneli me qëllime mbrojtëse po ndërtohet në Teheran”, ka thënë krehu i transportit i Këshillit të Qytetit të Teheranit për agjencinë Tasnim.
Muajin e kaluar, Izraeli ka kryer sulmet e para zyrtare në Iran, duke goditur fabrika të raketave dhe zona të tjera pranë Teheranit dhe perëndimit të vendit, si kundërpërgjigje ndaj sulmit iranian të 1 tetorit në territorin izraelit.