Botë

Të paktën tetë të vdekur nga përplasja e dy trenave në Indi

Përplasja e trenave

Përplasja e trenave

Foto: Associated Press

Një tren mallrash u përplas në një tren pasagjerësh në shtetin lindor të Indisë të Bengalit Perëndimor të hënën, duke lënë të vdekur ë paktën tetë persona dhe duke plagosur disa të tjerë, ndërsa puna e shpëtimit është në vazhdim.

Kryeministrja e shtetit Mamata Banerjee ka thënë në një postim në platformën e mediave sociale X se mjekët, ekipet e reagimit ndaj fatkeqësive dhe ambulancat ishin të angazhuar në punën e shpëtimit në vendin e aksidentit, i cili është afër distriktit Darjeeling të shtetit, një pikë turistike e vendosur në ultësirat e Himalajeve, raporton AP.

Sabyasachi De, zëdhënësi i Hekurudhave Kufitare Verilindore, ka thënë se tre nga tetë të vdekurit ishin personel hekurudhor. 

Të paktën 25 persona u lënduan nga përplasja. 

Kanalet televizive treguan pamjet e një treni të përplasur në fund të tjetrit.

Autoritetet hekurudhore i thanë mediave lokale se përplasja ndodhi për shkak se treni i mallrave ka kaluar një sinjal. 

Katër ndarje në pjesën e pasme të trenit të pasagjerëve dolën nga binarët për shkak të përplasjes, shumica e të cilave transportonin mallra ndërsa njëra ishte një transportues pasagjerësh, sipas De, zëdhënësi i hekurudhës.