Botë

Të paktën nëntë të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në SHBA

SHBA

Foto: Associated Press

Të paktën nëntë persona kanë vdekur gjatë fundjavës, pasi shirat e rrëmbyeshëm përmbytën pjesë të SHBA-së juglindore, duke vërshuar rrugët dhe shtëpitë.

Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, ka thënë se tetë persona kanë vdekur në shtetin e tij teksa në një konferencë shtypi të dielën foli për mundësinë që numri i viktimave të rritet, raporton BBC.

Qindra njerëz kanë mbetur të bllokuar si pasojë e ujërave, shumë prej të cilëve kanë ngecur në veturat e tyre. 

Në Gjeorgji, u shënua vdekja e nëntë pasi një burrë i shtrirë në shtratin e tij u godit nga një pemë e shkulur, që u përplas në shtëpinë e tij.

Kentaki, Xhorxhia, Alabama, Misisipi, Tenesi, Virxhinia, Virxhinia Perëndimore dhe Karolina e Veriut pësuan dëme katastrofike edhe në shtator nga uragani Helene.

Te këto tetë shteteve, më shumë se gjysmë milioni familje kanë mbetur pa energji elektrike të dielën mbrëma, sipas poweroutage.us.